Muharremi: A kemi qenë në “gjumë” deri sot apo nuk e kemi pas plan me lajmëru rastin?

Prishtinë | 03 Nën 2025 | 20:30 | Nga Shenoll Muharremi

Opinionisti ka reaguar lidhur me rrëmbimin dhe plagosjen e një shtetasi të Kosovës nga xhandarmëria serbe.

Në një postim në Facebook ai shtroi disa pyetje duke thënë se pse komunikata është publikuar dy ditë pas rastit.

Postimi i plotë:

Ky rasti me rrëmbimin të qytetarit tanë nga, si po dyshohet, persona nga Serbia në territor të Kosovës është i tmerrshëm.

Mes tjerash, cka më bëri përshtypje, në komunikatë të policisë thuhet që ka ndodhë me 1 nëntor. E pse kjo po komunikohet me 3 nëntor? Pse ministri në detyrë po reagon pas 2-3 dite për rastin, e jo me kohë.

A kemi qenë në “gjumë” deri sot apo nuk e kemi pas plan me lajmëru rastin?

Njëra nga këto dy opsione duhet me qenë e vërtetë. Për momentin ka shumë pakjartësi dhe duhet shumë më tepër shpjegime dhe transparencë me kuptu se cka ka ndodhë.

Të ngjashme