Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka reaguar Kurtit për publikimin e letrës së 2022-ës, që ky i kishte dërguar Gjykatës Speciale. Deliu, ka thënë se në fakt Kurti s’bëri asnjë përpjekje reale për të akuzuarit në Hagë, veç I pengoi, për më tepër sipas saj po i përdorë tash për efekt elektoral.
“Pesë vjet heshtje, pesë vjet pengesa për financa e mungesë vullneti institucional. Asnjë vizitë, asnjë përpjekje reale”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, publikimi i letrës tani ka vetëm një qëllim, përfitimin elektoral para zgjedhjeve.
“Tani, kur proceset po afrohen drejt fundit, Albin Kurti publikon një letër të vitit 2022 që s’paska prodhu asgjë e as sot s’ka kurrfarë relevance. Ka vetëm qëllimin e efektit elektoral pak para zgjedhjeve. Asgjë më shumë”, tha Deliu-Kodra.