Tre ditë para rundit të balotazhit, studentëve iu dolën 100 euro nga Qeveria e Kosovës.
Për këtë ka reaguar sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku.
Çitaku tha se kjo është abuzim me taksa të qytetarëve për nevoja elektorale.
“Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, me paratë e qytetarëve të varfëruar, të cilëve ua ka shtrenjtëuar rrymën për t’i shërbyer mafias energjetike, ai shpërndan nga 100 euro për studentët”, deklaroi ajo.
Ajo theksoi se nuk është as kujdes social, as mbështetje për rininë.
“Është mashtrim.
Është manipulim.
Është papërgjegjësi.
Dhe mbi të gjitha, është panik”.