Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas ndarjes së 100 eurove për studentë nga qeveria në detyrë, vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale.
Ai e ka cilësuar këtë veprim si vazhdimësi të keqpërdorimit të parasë publike për qëllime elektorale.
Sipas Cakollit, fakti që ndihma po jepet tri ditë para balotazhit tregon qartë qëllimin politik të masës, pasi viti akademik ka nisur që më 15 shtator. Ai shtoi se normalizimi i shkeljeve ligjore nën arsyetimin se janë “në të mirë të qytetarëve” krijon praktikë të rrezikshme dhe dëmton sundimin e ligjit.