Guri: Nuk blihen studentët me 100 euro

Prishtinë | 06 Nën 2025 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pasi Zyra e Kryeministrit u ka dërguar mesazh studentëve në emër të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke përmendur 100 eurot që janë ndarë nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Një mesazh të tillë ai e ka vlerësuar si përpjekje e liderit të VV-së për blerje të votave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen këtë të diele.

Në profilin e tij në “Facebook”, Guri ka shkruar se pushteti është bërë i lexueshëm në veprime.

“O po lehte te lexueshem jeni. Nuk blihen studentet me 100 euro!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme