Çitaku mbi dyshimet për manipulim votash në Mitrovicë: Kjo është betejë për demokracinë, për mbrojtjen e vullnetit qytetar

Prishtinë | 11 Nën 2025 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se fitorja e Vetëvendosjes në Mitrovicë “ishte pa nder”.

Pavarësisht kësaj që deklaron, Çitaku thotë se nga PDK menjëherë ia uruan Pecit fitoren, por

“kur komisionerët tanë evidentuan qartë manipulime me fletëvotime, dyshimet tona u vërtetuan. Kjo nuk është një betejë për pushtet. As për një komunë më shumë apo më pak. Kjo është betejë për demokracinë. Për mbrojtjen e vullnetit qytetar nga deformimet dhe manipulimet”, shprehet ajo.

Të ngjashme