Një grabitje e armatosur ka ndodhur në Malishevë, për të cilën Policia ka raportuar se personat e maskuar kanë marrë 800 euro dhe DVR-në e kamerave.
Policia thotë se dy personat janë larguar në drejtim të panjohur, dhe se rasti është duke u hetuar.
“Malishevë / 03.12.2025 – 02:40. Është raportuar se dy persona të maskuar nën dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur rreth 800 € para të gatshme dhe DVR-në e kamerave viktimës mashkull kosovar, dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.