Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka thënë se liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike
“BE-ja në Kosovë dënon sulmin dhe gjuhën e përdorur nga anëtari i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i cili e etiketoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK si një “aleancë grupesh kriminale” dhe kërkon që praktika të tilla të marrin fund. Liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike – Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e saj.