Këshilltarja politike në Ministri të Drejtësisë, Nazli Bala i ka reaguar kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i cili ofendoi ish-deputeten e VV-së, Adriana Matoshi kur tha se niveli i saj është “sikur kur del prej një shtëpie publike”.
Bala thotë se kjo deklaratë e tij nuk është gafë por mentaliteti i rrezikshëm i burrave të PDK-së.
“Kjo deklaratë është vijë e kuqe ndaj çdo gruaje ndaj çdo vajze. Nuk është gafë, është mentalitet i rrezikshëm i burrave të PDK-së. Kush e ul një grua me fjalë kaq të ulta e seksiste nuk ka as kulturë, as moral, as të drejtë të flasë për përgjegjësi publike. Ky nivel i “politikanit”nuk e godet deputeten, e godet vetë autorin dhe gjithë politikën që pret të merret seriozisht. Tmerr!”, shkruan Bala.
