Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa përveç dëmeve materiale, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Koshtovë . Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar një person”, tha ai.