Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar rastin kur Lista Serbe votoi për kryesuesin e Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës që tani drejtohet nga Valon Prebreza i Vetëvendosjes.
Bajrami ka akuzuar partinë në pushtet se me shpifje po fsheh skandalet.
Postimi i plotë:
Shpifjet për gurthyes nuk kalon.
Kot e keni, po tentoni që përmes shpifjeve të largoni vëmedjen nga Mafia Energjetike, nga monopolet që ka kriju EFT-ja e Vuk-ut, NOA dhe GEN-i me ndihëm e qeversië tuaj.
Prej kur pyetjet e një gazetarje janë fakte?
Që 5 vjet keni kërku me gjetë diçka joligjore në punën time, por kurrë nuk keni gjetë, as nuk do të gjeni, sepse nuk ka.
Sa herë që dështoni, shpifni, keni shpifë që 5 vjet, por kot.
Shikoni të plotë emisionin, shikoni dokumentet në Ministri të Finanacave dhe ato në Kuvend.
Unë kurrë asnjëherë si ministre e Financave s’kam propozu me u heqë renta minerare gurëthyesëve.
Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike – COVID-19, i propzuar nga unë dhe Qeveria Hoti nuk ka përmbajtë një Nen të tillë. Heqja e rentës minerare ka qënë Amandament i deputetëve e i cili ka kalu në Komision dhe me pas Kuvend, e për të cilin ministri i financave nuk bartë asnjë përgjegjësi – asnjë!
Nëse ju besoni në shpifjen tuaj, pyetja shtrohet: A keni dorëzu lëndë në Prokurori?
Shpifsa,
T’i kthehemi realitetit dhe të vërtetave!