Policia për nisjen e ushtrimit me ShBA-në, kërkon shmangien e qarkullimit rreth Ambasadës Amerikane

Prishtinë | 12 Dhj 2025 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka kërkuar me mirëkuptim nga qytetarët që ta shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë (respektivisht në atë pjesë të lagjes Arbëria) deri në orën 21:00.

Një kërkesë e tillë vjen pasi Policia dhe Ambasada e ShBA-së po zhvillojnë një ushtrim të përbashkët.

“Kërkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim të plotë nga qytetarët e në veçanti nga pjesëmarrësit në trafik, që në këtë kohë të shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë – lagjja Arbëria, për shkak të zhvillimit të ushtrimit dhe ndërprerjes së qarkullimit të përkohshëm të disa segmenteve rrugore në atë zonë”, njofton Policia e Kosovës.

Të ngjashme