Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Komunës së Klinës, ku janë përfshirë dy vetura.
Disa persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ekonomia Online ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është ende në pritje të një përgjigje zyrtare.