Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku paraditen e së shtunës ka takuar një grup artistësh e ku diskutuan për problemet me të cilat përballen, e ku u premtua se për artin dhe kulturën LDK-ja do të bëjë investimet e mëdha, duke e bërë atë qendër të kulturës e një hap edhe para Shqipërisë.
“Duam ta ndryshojmë rrënjësisht, ndoshta pas shumë vitesh, mbështetjen për kulturë dhe art jo duke e trajtuar si diçka të fundit edhe duke thënë të drejtën edhe në diskutimin partiak kur bëhet tek ministrit, që ka mbetur e fundit është kultura. Nuk e merr askush. Kjo tregon më tepër varfëri politike që kemi, dhe mendoj që LDK-së i takon. I takon ta bëjë këtë ndryshim radikal, në mendësinë politikëbërjes dhe ta kuptojë se nëpërmjet kulturës i shërben vendit shumë më tepër. Problemet janë shumë të thella, dëgjojë në vazhdimësi për to, fatkeqësisht komuniteti është lënë anash edhe në aspektin financiar, si arti i lartë… Ne do të ndajmë mjete domosdoshme dhe të nevojshme. E di që nuk jeni financiar ekonomist, unë jam ekonomist…. nga kultura te mirëqenia, ky është transformimi thelbësor sepse një shtet nuk mundet me u zhvillu me buxhetin e vet, secili shtet zhvillohet me kredi. Në momentin që lirojmë buxhetin prej zhvillimit, pra zhvillimin nuk e bëjmë të lidhur me pozitën që ka Kosova por me kredi afatgjate gjithçka hapet”, tha ai,
Abdixhiku teksa tha se është për keqardhje gjendja e Teatrit Kombëtar, tha se me ardhjen e tij në Qeveri do ta ndryshojnë rrënjësisht, e përvec objektit do të mbështet që e njëjta të ketë performancën e kësisoj të jetë shembulli dhe pasqyra e Kosovës.
Këtu ai tha se ka edhe mbështetjen e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
“Do të ketë një objekt dinjitoz sepse është pasqyra e parë para së cilit. Është tragjike Teatrin Kombëtar e kemi tash e sa vite në renovim dhe të mbyllur. Një shtet ku s’mundet tetarin vet me pasë të investuar e të hapur…Teatrin e ri kombëtar do ta bëjmë menjëherë. Me Përparimin do ta gjejmë lokacionin, do të jetë në Prishtinë. Përparimi e ka nëj të mirë që nuk i refuzon projekte e mëdha, përkundrazi kur nuk ka thotë ‘qiti paret’, kështu që paratë janë dhe vetëm të gjejmë një lokacion të mirë, ta bëjmë të përshtatshëm e më pasë ta mbështesim institucionin që të ketë performancë sepse objekti pa pjesën tjetër nuk funksionin”, tha ai.
Veç tjerave ai përmendi edhe çështjen e Teatrit dhe Operas, projekt ky që veç hap drejt realizim të tij nuk u bë.
“Tjetra është Teatri i Operas dhe baletit. Dikush thoshte të bëhet bashkë, ndoshta nuk do t’i bëjmë bashkë, ndoshta t’i ndajmë, të investojmë pak më tepër e të jemi më afatgjatë, e të jemi më ndryshe si populll, të aspirojmë mëm shumë, më shumë se Shqipëria. Shqipëria është e avancuara dhe bukur e kuptueshme, por le të bëjmë një hap më tutje, të jetë Kosova qendër e kulturës shqiptare. LDK do të jetë prijëse. Kjo do të bëhet dhe do ta bëjmë. Janë dy muze, është ai i paqes dhe rezistencës. Na takon a shpërfaqim edhe periudhën e 90’të dhe luftës në një objekt fizik dhe permanent, për të gjithë por mbi të gjitha për fëmijët, e t’i mësojmë për periudhën tonë dhe atë të luftës sepse po i harrojmë pastaj edhe vizitorët e tjera ta kuptojnë storien e Kosovës”, tha ndër të tjerash ai.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është shprehur i bindur se me ardhjen e LDK-së në pushtet arti dhe kultura do ta ketë vëmendjen dhe do ta merr këtë karakter.
“Në katër vitet e para të qeverisjes e kemi bërë një transformim goxha të madh e radikal në aspektin e artit dhe kulturës ku edhe kemi kthy shumë hapësira që kanë qenë përpara në art dhe kulturë dhe pastaj janë trasnfromu në hapësira komerciale që e kanë zhdukur artin e kulturës. E shoh Prishtinën si një vend që duhet ta ketë karakterin e artit dhe kulturës kyç”, tha ai.
E artisti, Jeton Zogiani tha se gjendja në kulturë dhe art nuk ka qenë aspak e mirë por thekson se nevoja më e madhe është që Qeveria Kurti të bie, e më pasë LDK do të bëjë krejt atë që premton.
“Ka shumë nevoja që i ndjenja, i prekim dhe i takojmë çdo ditë, por një nevojë imediate është që të ndërrohet kjo qeveri, që nesër. Nëse kjo ndërrohet, krejt këto që u thanë marrin kuptim dhe këtë mundësi e kemi nesër. Gjatë dy dekadave kultura ka qenë një kombinim për një fund kur nuk ka mbërri me u finazilu marrëveshja, i ka thënë po ta jep dhe këtë. Sot nuk do të flas për kulturën, kultura e tyre u pa. Një teatër që pesë vjet ka mbet gërmadha dhe krejt çka mendoj, nesër është ditë me rëndësi për ne dhe gjithë Kosovën”, tha ai.



