Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për R.S, 67 vjeçarin i cili akuzohet për përdhunimin e fqinjës së tij, një vajze të mitur 12 vjeçare, në qytetin e Pogradecit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në muajin gusht, por u bë e ditur tani që vajza është shtatzënë në javën e 22-të.
Në seancë, i pandehuri mohoi çdo akuzë ndaj tij.
Gjykata vendosi që të merret kampioni i fetusit për analizën e ADN-së, me qëllim verifikimin e atësisë së fëmijës.
Përgjigjja e analizës pritet të dalë brenda 2–3 javësh, duke hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë./TCH