Prishtina pa rrymë e në zhurmën e gjeneratorëve – Pësojnë bizneset

Prishtinë | 14 Jan 2026 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Pa kaluar shumë orë nga njoftimi, vendi u përball me reduktime të energjisë elektrike, e nga kjo po pësojnë qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Disa biznese, u detyruan të ndezin gjeneratorët, por disa të tjera nuk i posedojnë.

Rrobaqepësi, barnatore, furra, kafiteri, janë veç disa nga bizneset në Prishtinë të cilat që nga mëngjesi nuk kanë rrymë.

Ndërkohë që mbrëmjen e së martës Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka  njoftuar se do të ketë reduktime të rrymës për sot dhe nesër në vend. Në njoftimin e KOSTT thuhet se kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”.

Të ngjashme