Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë publike listën me emrat e dy kandidateve për një pozitë për anëtare të KGJK-së nga radhët e Gjykatës së Apelit, dhe ato janë: Mirlinda Bytyqi-Rexhepi dhe Afërdita Bytyqi.
Ndryshe, gjykatësja Bytyqi-Rexhepi punon si gjykatëse në këtë gjykatë me lëndë të natyrës civile, ndërkaq gjykatësja Afërdita Bytyqi në Departamentin Special, duke mbajtur edhe pozitën e shefes së këtij departamenti, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Kujtojmë se në takimin 357-të, KGjK kishte vendosur të shpallej konkurs për një pozitë të anëtares nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit.