Avokati Arbër Jashari ka thënë se masakra e Reçakut është plaga e cila rihapet në çdo 15 janar. Jashari në 27-vjetorin e këtij gjenocidi që u krye ndaj shqiptarëve nga forcat okupatore serbe, thekson se nuk duhet të heshtet por të kërkohet drejtësi për 46 viktimat e terrorit të regjimit të Millosheviqit.
“Masakra e Reçakut është plaga jonë e thellë që rihapet çdo 15 janar. Përtej dhimbjes, lotëve dhe kujtimeve të rënda, kjo datë na obligon si shtet dhe si shoqëri të mos heshtim dhe të kërkojmë drejtësi për 46 viktimat e terrorit të regjimit të Millosheviqit. Lavdi të rënëve!”, shkruan avokati Jashari.