Sot, Zëvendës-shefi i Përkohshëm, Josh Peterson i është bashkuar udhëheqësve dhe popullit të Kosovës në përkujtimin e viktimave të Masakrës së Reçakut.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ku theksohet se kjo masakër, është një akt tmerri i papërshkrueshëm që tronditi botën.
“Kujtimi i tyre le të shërbejë si një kujtesë për detyrën tonë të përbashkët për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin dhe si një thirrje për të mos harruar kurrë atë që bota pa. #MosHarroniKurrë”, thuhet në postimin e Ambasadës së ShBA-së.