Një burrë rreth 55-vjeçar, taksist me iniciale A.S., është gjetur i vdekur të enjten në automjetin e tij, të parkuar në një vend të rezervuar për taksi.
Policia njofton se nga ekzaminimi i parë nuk janë vërejtur shenja dhune. Trupi i pajetë është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejshëm. Rasti po hetohet si “Hetim i Vdekjes” në bashkëpunim me Prokurorinë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, ku nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personit. Pas pranimit të informatës, ekipi kujdestar i Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi po ashtu njoftoi se gjatë ekzaminimit të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë. Gjatë ekzaminimit sipërfaqësor të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës. Rasti vazhdon të t Hetohet si “Hetim i Vdekjes”, në bashkërendim me Prokurorinë”, deklaroi ai.