Policia e Kosovës me aksion në veri, Elshani: Bastisje në tri lokacione në Zubin Potok për lojëra të fatit

Prishtinë | 15 Jan 2026 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, ka konfirmuar për Ekonomia Online për një aksion policor që po ndodh në qytetin e Zubin Potokut.

Elshani ka thënë se janë duke u kryer bastisje në tri lokacione për dyshimet e organizimit të lojërave të fatit.

“Bastisje për lojëra të fatit në tri lokacione ne Zubin Potok”, ka konfirmuar Elshani.

Të ngjashme