Rrahu nënën, babanë e motrën – arrestohet i dyshuari në Kaçanik

Prishtinë | 17 Jan 2026 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Të premten në Kaçanik një person është arrestuar për dhunë në familje.

Ai dyshohet se ka rrahur nënën, babanë dhe motrën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait, nënës dhe motrës së tij”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Të ngjashme