Presidentja Vjosa Osmani në përvjetorin e vrasjes së vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës, i ka cilësuar si patriotë që nuk u përkulën e zëra që nuk u shuan.
Ajo ka thënë se plumbat e atentatit që synuan t’i heshtnin i bën ata të pavdekshëm.
Postimi i saj:
Sot kujtuam dhe nderuam Jusuf Gërvallën, Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, tre patriotë që nuk u përkulën, tre zëra që nuk u shuan, tre flakadanë të lirisë sonë.
Plumbat e atentatit synuan t’i heshtnin, por i bënë të pavdekshëm. Ata ishin zëri i Kosovës së robëruar dhe kushtrimi i popullit që nuk pranonte nënshtrimin.
Sot i nderojmë sepse gjaku i Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut është në themelet e lirisë dhe Republikës së Kosovës.
Lavdi e përjetshme heronjve të fjalës, të idealit dhe të kombit!