AKB ngre alarmin ekonomik: Mbi 1 miliard $ humbje në ditë nga bllokadat në kufij e Ballkanit Perëndimor

Prishtinë | 26 Jan 2026 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

“Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) paralajmëron se bllokadat kufitare të krijuara pas zbatimit të Sistemit EES nga BE po shkaktojnë humbje mbi 1 miliard dollarë në ditë në qarkullimin e mallrave ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Kamionë të bllokuar, mallra të vonuara, biznese në humbje. Transportuesit dhe bizneset po paguajnë çmimin e një sistemi të paadaptuar për realitetin e rajonit. Protestat e sotme janë pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre barrierave që po godasin ekonominë rajonale”, thuhet në reagimin e AKB-së

AKB nëpërmjet një shkrimi ka kërkuar që urgjentisht të nis zbatimi fleksibil i EES për Ballkanin Perëndimor.

“AKB kërkon URGJENTISHT:  zbatim fleksibil të EES për Ballkanin Perëndimor kapacitete shtesë në pikat kufitare dialog të menjëhershëm me transportuesit dhe bizneset. Çdo ditë vonesë  humbje të reja milionëshe dhe miliardëshe. AKB do të vazhdojë të jetë zëri i bizneseve  transportuesve dhe EU mos të jetë pengesa”, ka reaguar AKB.

Të ngjashme