Hapet thirrje për operatorët ekonomikë të transportit publik, Durmishi: Përmes kësaj mase, Qeveria do të subvencionojë transportin publik

Prishtinë | 03 Shk 2026 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Është hapur thirrje për operatorët ekonomikë të transportit publik. Ushtruesi i detyrës së ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se përmes kësaj mase, Qeveria do të subvencionojë transportin publik për qytetarët, e me fokus ato në komunat e veriut të Kosovës.

“Një zotim i dhënë gjatë fushatës po bëhet realitet. Kemi hapur thirrjen për operatorët ekonomikë të transportit për operim në linjat që janë ekonomikisht jo profitabile. Përmes kësaj mase, Qeveria do të subvencionojë transportin publik për qytetarët tanë, me fokus të veçantë në komunat e veriut të Kosovës. Ky është një hap konkret për të garantuar qasje më të mirë në shërbime, lëvizje më të lehtë dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht zonës ku jetojnë. I ftoj të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar që të aplikojnë pranë Departamentit të Transportit në MMPHI, brenda afateve të përcaktuara në thirrje. Zotimet po i kthejmë në veprime konkrete”, ka shkruar Durmishi.

Të ngjashme