Në Shqipëri e duan verën e huaj, brenda një viti u importuan 6.5 milionë litra, me së shumti nga Italia, Kosova dhe Franca

Prishtinë | 08 Shk 2026 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Shqiptarët nuk e preferojnë verën e prodhimit vendas kjo shihet edhe tek të gjithë ekspozitorët e restoranteve të cilat janë të mbushura me verë të huaj.

Sipas të dhënave doganore gjatë vitit 2025 në Shqipëri janë importuar 6,548,000 litra ku dominohet nga vera italiane, kosovare dhe franceze me çmime që variojnë  nga 80-600 lekë\litër verë .Ndërsa vera premium mbërrin nga Holanda dhe Spanja në shuma  nga 1000-4000 lekë, por kjo në një sasi tepër të vogël.

Nga ana tjetër kantinat shqiptare po në të njëjtin vit prodhuan 1,502,000 litra verë.

Të ngjashme