Ambasada e Kosovës në Washington ka njoftuar se Arizona ka njohur zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Guvernatorja Katie Hobbs ka shpallur 17 shkurtin 2026 si “Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Arizona”, duke theksuar se shteti është i nderuar të qëndrojë pranë komunitetit shqiptaro-amerikan për të përkujtuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 në Prishtinë.
Në vendim vlerësohet edhe kontributi i shqiptaro-amerikanëve në jetën shoqërore dhe ekonomike të Arizonës, si dhe mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara për shtetndërtimin dhe paqen në Kosovë.