Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere janë mbledhur për të diskutuar për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës 2026-të, raporton Ekonomia Online.
Në mbledhje po merr pjesë edhe ministri i Financave Hekuran Murati.
E përfaqësuesja ligjore e Kuvendit para anëtarëve deputetë të Kuvendit ka hedhur rekomandimet e ku në mesin e tyre është edhe çështja e llogaritjes së pagave në sektorin publik, raporton Ekonomia Online.
“E kemi shqyrtuar projektligjin për buxhetin dhe kemi dalë me disa rekomandime për shkak të afatit të shkurt janë minimale rekomandimet kësaj radhe. Dy janë me qëllim të qartësimit të referencave dhe tjetra është me plotësim të nenit përkatës. Atëherë po lexoj rekomandimet e mia. Në nenin 12 te pagesat e paradhënies, propozohet të ndryshohet referenca me nenin 12 me paragrafin 6. Teksti paragrafi 5 të nenit 12 të këtij ligji të ndryshohet në paragrafin 5 të këtij neni sepse është neni 12 dhe i adresohet po të njëjtit nen. Ndryshimi tjetër është neni 14 tek transferi i shumave të ndara buxhetore. Propozohet të ndryshohet referenca neni 14 përkatësisht në paragrafin 11 të projektligjit. Pavarësisht paragrafit 11 të ndryshohet pavarësisht paragrafit 10 sepse kemi të bëjmë me të njëjtin paragraf sepse i referohet vetvetes. Dhe rekomandimi i fundit është nën nenin 31, llogaritja e pagave në sektorin publik. Propozohet të ndryshohet paragrafi 2 në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese numër KO79/23. Propozimi të ndryshohet është kësisoj: në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO79/23 në vend të rregullimit sipas paragrafit 6 të nenit 6 të ligjit numër 08/L-196 të pagave në sektorin publik, paga bazë rritet në bazë të përvojës së punës në masë 0.5 për qind për çdo vit të plotë pune me efekt prapaveprues nga data e hyrjes në fuqi të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese sepse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese përcakton në paragrafin 382, thotë: në ndryshimin dhe plotësimin e paragrafit 6 të nenit 6 të ligjit të pagave Kuvendi duhet të ketë parasysh që efektet e ndryshimit ose plotësimit të tij në kontekst të lartësisë së përvojës së punës burojnë që nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi. Po ashtu vlen të theksohet edhe nga numri i madh i padive që i janë drejtuar Kuvendit të Kosovës prej momentit kur është publikuar aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

