Me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka votuar buxhetin për vitin 2026-të, raporton Ekonomia Online.
Në këtë projektligj nuk janë përfshirë asnjë nga amendamentet e partive opozitare.
Në këtë mënyrë deputetët e VV-së kanë injoruar 67 amendamentet e propozuara nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe.
Gjatë kësaj seanca PDK-ja ka propozuar 32 amendamente, LDK-ja 21 dhe AAK-ja 14.
