Vdes punëtori i KEK-ut pasi lëndohet në vendin e punës

Prishtinë | 27 Shk 2026 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës ka vdekur pasi që sipas njoftimit ai kishte pësuar lëndime nga një incident me mjetin transportues kamion.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), njofton me keqardhje të thellë se sot, në Termocentralin “Kosova B”, ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion  dhe një punonjës. Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda.  Në vend ngjarje menjëherë kanë dalur zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, si dhe kolegëve e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet përkatëse janë duke trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore. Me pikëllim të thellë KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS”, thuhet në njoftimin e KEK.

Të ngjashme