Tahiri pas takimeve pozitë-opozitë: Papërgjegjësia nuk ka kufi

Prishtinë | 02 Mar 2026 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kritikuar kryeministrin Kurti i cili sipas tij nuk ka një emër ose propozim konkret.

Ai tha se takimet janë vetëm fasadë, pa konstruktivitet.

“Edhe 48 orë kanë mbetur deri te votimi i presidentit, ndërsa fituesi i zgjedhjeve ende nuk ka as emër e as propozim konkret. Takimet duken më shumë për konsum publik, fjalët për “konstruktivitet” janë vetëm fasadë, sepse këtu veç konstruktivitet nuk ka. Ka vetëm situata hipotetike që prodhojnë krizë pas krize. Papërgjegjësia nuk ka kufi”, shkroi Tahiri në fb.

Të ngjashme