Kurti: Duket që sivjet pranvera po vjen më herët dhe, siç u tha atëbotë, fusnota do të shkrihet si një fjollë bore

Prishtinë | 13 Mar 2026 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës teksa komentoi vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr nga përdorimi fusnotën krahas emrit të vendit, “Kosovo*”, ka bërë krahasimin me shkrirjen e një fjolle bore, raporton Ekonomia Online.

Por nga këtu Kurti tha se sfidat kryesore me të cilat ishte përballur në Bruksel, kishin të bënin me trashëgimin e qeverisjeve të kaluara.

“Duket që sivjet pranvera po vjen më herët dhe, siç u tha atëbotë, fusnota do të shkrihet si një fjollë bore. Ndoshta ishte gabim viti dhe qeveria, por kjo po ndodh. Natyrisht që kemi ende trashëgimi të keqe nga ajo kohë dhe nuk do të duhej të entuziazmohemi tepër. Unë po e rithkesoj që pengesat, problemet, sfidat, vështirësitë kryesore që i kam pasur gjatë negociatave në Bruksel vijnë pikërisht prej trashëgimisë së mbrapshtë që na kanë lënë qeveritë pararendëse. Ne po punojmë me krejt çfarë dimë e mundemi, me shumë zell dhe durim që ato të eliminohen. Unë besoj që në Bruksel është atmosfera pozitive që Kosova të bëjë hapa përpara dhe dy hapat më të rëndësishëm në vijim janë pyetësori prej Komisionit Evropian dhe statusi i vendit kandidat. Tash është presidenca e Qipros në BE. Prej 1 korrikut fillon presidenca e Irlandës dhe këto ditë ne kemi ambasadorin e Irlandës që mbulon Kosovën nga Budapesti në vendin tonë”, tha Kurti.

Të ngjashme