Policia ka dhënë detaje nga vrasja e një personi dhe plagosja e një tjetri në një kafiteri në Gjakovë orët e hershme të mëngjesit të së hënës. Deri te ngjarja tragjike erdhi pasi pronari i lokalit shtëni me armë zjarri, e i cili kishte ikur, por në orët e pasdites ishte dorëzuar në polici.
Ndërkohë që në vendin e ngjarjes policia kishte gjetur një armë zjarri, gëzhoja dhe një thikë.
“Rr. Vëllezërit Frashëri, Gjakovë 16.03.2026-05:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një lokali kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, njëri nga viktimat nga plagët e marra kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një mjet i mprehtë (thikë). Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. I dyshuari është vet dorëzuar dhe ka dorëzuar një revole. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.