Qorrolli pas heqjes së masave: Dramë politike, bie si një skenografi e lodhur e opozitës

Prishtinë | 17 Mar 2026 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli ka thënë se heqja e të gjitha masave nga Komisioni Evropian, ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës  për izolim të Kosovës.

Qorrolli ka thënë se kjo çështje u përdorë si dramë politike për dy vjet.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se Republika ecën përpara kur punohet për të.

“Komisioni Evropian sapo konfirmoi se Bashkimi Evropian i ka hequr të gjitha masat ndaj Kosova të vendosura në qershor 2023. Pra, ajo që për dy vite u përdor si dramë politike dhe si këngë e përditshme e “izolimit të Kosovës”, sot bie si një skenografi e lodhur e opozitës. E vërteta është më e thjeshtë: Republika ecën përpara kur punohet për të, jo kur shpallet e dështuar për përfitime të vogla politike, siç bëri opozita jonë”, ka shkruar Qorrolli.

Të ngjashme