Parandalimi i radikalizimit dhe forcimi i shërbimeve sociale po konsiderohen gjithnjë e më shumë si elemente kyçe për ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.
Në këtë kuadër, komuna e Prishtinës ka dërguar përfaqësuesin e tij në Bruksel, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe përfitimin nga praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e rehabilitimit dhe riintegrimit.
Vebi Mujku, këshilltar për Mirëqenie Sociale i Kryetarit, mori pjesë në Panelin Tematik mbi Burgjet, Rehabilitimin dhe Riintegrimin, ku u diskutuan qasje konkrete për parandalimin e radikalizimit dhe mbështetjen e personave që vuajnë dënime afatgjata.
Gjatë këtij aktiviteti u theksua roli i rëndësishëm i institucioneve lokale, veçanërisht i Kryeqytetit, në ofrimin e shërbimeve sociale dhe në mbështetjen e riintegrimit të individëve në komunitet, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat joqeveritare.
Ky angazhim synon forcimin e politikave sociale dhe rritjen e sigurisë përmes qasjeve gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.