Në veriun e Londrës, Arsenali do të ketë punë me Bayer Leverkusenin.
Ndeshja e parë në kuadër të tetës së finales, dy skuadrat u ndanë në paqe në Gjermani.
Përballja në “BayArena” përfundoi 1-1, me golat e Robert Andrich dhe Kai Havertz.
Andaj, në “Emirates”, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta synon të kalojë për herë të tretë radhazi në çerekfinale.
Për ndeshjen e sontme, dy trajnerët tashmë kanë vendosur edhe për 11-shet startuese.
Ky duel nis nga ora 21:00.
FORMACIONET STARTUESE:
ARSENAL: Raya; White, Saliba, Gabriel, Hincapie; Zubimendi, Rice, Eze; Saka, Trossard, Gyokeres.
BAYER LEVERKUSEN: Blaswich; Quansah, Andrich, Tapsoba; Poku, Palacios, Garcia, Grimaldo; Terrier, Maza; Kofane.