Ish‑anëtari i kryesisë së degës së GUXO‑s në Pejë, Ruzhdi Blakaj, ka bërë deklarata të forta kundër udhëheqësve të partisë dhe dy figurave kryesore të saj, Donika Gërvalla dhe Faton Peci, për mungesën e mbështetjes që Vjosa Osmani të rizgjidhet Presidente e Kosovës.
Blakaj u shpreh se sipas tij Gërvalla dhe Peci kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj deputetëve që të mos e mbështesin Osmanin në garë.
“Janë pak persona që nuk e deshtën Vjosa Osmanin, mendoj që Donika Gërvalla bashkë me Faton Pecin i kanë kërcënuar deputetët deri në atë që e ka quajtur edhe manipuluese Presideten dhe i kanë kërcenuar se nëse futet në garë Glauku bashkë me Presidentën nuk guxoni ta votoni Vjosën. Unë edhe atëherë kam treguar që këta nuk janë kryetarë të GUXO-s dhe se këta kanë kaluar në Vetëvendosje”, deklaroi Blakaj në Debat Plus.