Aksioni në ARBK: Tri zyrtare dyshohen për manipulim të pronësisë së një kompanie mbi 50 mijë euro

Prishtinë | 18 Mar 2026 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm në ambientet e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria bëri të ditur se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurat me inicialet I.R.J., F.L., dhe A.I.K., në cilësinë e personave zyrtarë në ARBK, të njëjtat dyshohen për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, të cilat duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin, me dashje dhe me qëllim kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme në mënyrë që personi me inicalet I.B., të përfitoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Tutje, bëhet e ditur se të njëjtat, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin, me dashje dhe me qëllim kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme në mënyrë që personi me inicialet I.B., të përfitojë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas dyshimeve, ato kanë bërë ndryshimin e pronësisë së aksioneve të kompanisë ‘’N.K.W.P’’ ’’Sh.P.K’’ në vlerë mbi 50.000 euro.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

Të ngjashme