Mbi 50% e popullsisë në moshë pune jashtë tregut të punës, Shahini: Statistikë shqetësuese

Prishtinë | 23 Mar 2026 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka reaguar ndaj përqindjes së publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sipas së cilës  mbi 51% e popullsisë në moshë pune në Kosovë është jashtë tregut të punës jo aktiv.

Shahini, ka thënë se kjo nuk është vetëm statistikë shqetësuse, por ëshët edhe dëshmi e qartë e dështimit të politikave politikave ekonomike dhe sociale ndër vite.

“Me një papunësi prej 13.9% dhe qindra mijëra qytetarë joaktivë e numerikisht mbi 500 mijë, Kosova po humb potencialin e saj më të madh – kapitalin njerëzor. Në vend të një ekonomie dinamike dhe konkurruese, po krijohet një model i varësisë nga remitencat dhe  konsumit, pa bazë të fortë prodhuese”, ka thënë ai.

Sipas Shahnit, kjo situatë është pasojë direkte e mungesës së strategjisë së qartë për punësim dhe zhvillim ekonomik.

“Edhe më alarmuese është gjendja e grave në tregun e punës, ku mbi 65% mbeten jashtë aktivitetit ekonomik. Kjo nuk është vetëm çështje ekonomike, por tregues i një pabarazie të thellë dhe i mungesës së vullnetit institucional për ta ndryshuar këtë realitet.

Nëse mbi gjysma e popullsisë nuk kontribuon në ekonomi, atëherë nuk mund të flasim për zhvillim, por për stagnim të vazhdueshëm”, ka shkruar Shahini.

Postimi i plotë:

Mbi 50% jashtë tregut të punës në Kosovë – politikat shtetëror që po e çon ekonominë drejt stagnimit

Të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk lënë vend për interpretime: mbi 51% e popullsisë në moshë pune në Kosovë është jashtë tregut të punës jo aktiv. Kjo nuk është vetëm statistikë shqetësuese – është dëshmi e qartë e dështimit të politikave ekonomike dhe sociale ndër vite.

Me një papunësi prej 13.9% dhe qindra mijëra qytetarë joaktivë e numerikisht mbi 500 mijë, Kosova po humb potencialin e saj më të madh – kapitalin njerëzor. Në vend të një ekonomie dinamike dhe konkurruese, po krijohet një model i varësisë nga remitencat dhe  konsumit, pa bazë të fortë prodhuese.

Kjo situatë është pasojë direkte e mungesës së strategjisë së qartë për punësim dhe zhvillim ekonomik.

Institucionet kanë dështuar të krijojnë politika efektive që lidhin arsimin me tregun e punës. Si rezultat, kemi një paradoks të rrezikshëm: nga njëra anë papunësi të lartë, e nga ana tjetër mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar për bizneset.

Edhe më alarmuese është gjendja e grave në tregun e punës, ku mbi 65% mbeten jashtë aktivitetit ekonomik. Kjo nuk është vetëm çështje ekonomike, por tregues i një pabarazie të thellë dhe i mungesës së vullnetit institucional për ta ndryshuar këtë realitet.

Nëse mbi gjysma e popullsisë nuk kontribuon në ekonomi, atëherë nuk mund të flasim për zhvillim, por për stagnim të vazhdueshëm.

Përgjegjësia është e qartë dhe nuk mund të shpërndahet.

Qeveria dhe institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin urgjentisht masa konkrete,politika aktive dhe të matshme për punësim mbështetje reale për sektorin privat reforma të thella në arsim dhe aftësi profesional

programe të targetuara për aktivizimin e grave dhe të rinjve.

Çdo vonesë e mëtejshme do të thellojë krizën dhe do të rrisë koston sociale dhe ekonomike për vendin.

Kosova nuk ka problem me mungesë potenciali – ka problem me mungesë veprimi.

Dhe ky është dështim që duhet pranuar dhe korrigjuar urgjentisht tha ne fund Agim Shahini kryetar i AKB-së.

Të ngjashme