Murati njofton se janë ekzekutuar pagat me rritje të shumës nga përvoja e punës

Prishtinë | 01 Pri 2026 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se përveç pagës së 13-të për të gjithë të punësuarit në sektorin publik që paguhen nga buxheti i shtetit, janë ekzekutuar edhe pagat e rregullta me një rritje të shtesës për përvojën e punës.

Sipas tij, shtesa për përvojën e punës është rritur nga 0.25 për qind në 0.50 për qind për 15 vitet e para të përvojës, çka përkthehet në rritje efektive të pagës për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

Murati ka bërë të ditur se kjo shtesë e rritur nuk vlen vetëm për muajin aktual, por është aplikuar edhe në mënyrë retroaktive për muajt janar dhe shkurt.

Të ngjashme