Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka mirëpritur me pritje zyrtare homologun e tij nga Shqipëria, Andis Salla, raporton Ekonomia Online.
Sipas njoftimit, palët do të zhvillojnë një takim bilateral, si dhe një takim pune ndërmjet delegacioneve përkatëse.
Pas përfundimit të takimeve, është paraparë të mbahet edhe një konferencë për media nga të dyja palët.