Presidentja Osmani përfundon mandatin, sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu

Prishtinë | 04 Pri 2026 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që sot në orën 16:00 t’ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares, Albulena Haxhiu.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidentes.

Sipas njoftimit, ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.

Osmani, e cila mori detyrën pesë vite më parë me përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk arriti të sigurojë një mandat të dytë, ndonëse kishte shprehur publikisht dëshirën për ta vazhduar atë.

Të ngjashme