Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se na lagjen “MAT-1”, është duke u bërë pastrimi i mbeturinave sipërfaqësore.
Këtë, Rama e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke lutur qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerët e dedikuar.
Postimi i tij i plotë:
Po kryhet pastrimi i mbeturinave sipërfaqësore në MAT-1.
Lusim qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerët e dedikuar, në mënyrë që të ruhet pastërtia dhe rendi publik.