Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e lehtë

Prishtinë | 04 Pri 2026 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryeparlamentaren, Albulena Haxhiu ku edhe ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu, nga sot pas mesnatës do të jetë ushtruese e detyrës së presidentës.

Osmani i uroi suksese Haxhiut në detyrën si ushtruese e detyrës së presidentes duke thënë se kjo detyrë ka përgjegjësi të jashtëzakonshme.

“Nga sonte në mesnatë edhe ushtruese e detyrës së presidentës së Republikës Kosovës. Gjithmonë ka qenë dëshirë që kur të dalë nga kjo zyrë ta lë një grua mbrama dhe kjo dëshirë sot po më plotësohet edhe shpresoj shumë si thotë populli që ta ngrehni komën zhag që pas jush edhe një grua të jetë këtu me besimin e plotë që gratë gjithmonë tregojnë kujdes të veçantë ndaj institucioneve në radhë të parë por edhe kujdes ndaj çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Në emër të gjithë bashkëpunëtorëve këtu në presidencë dhe shumë të tjerëve që nuk janë këtu ju uroj shumë sukese gjatë kohës që ju do të qëndroni këtu si ushtruese e detyrës. Nuk do të jetë punë e lehtë, edhe unë i kam provuar të dyja pra të jem edhe kryeparlamentare dhe ushtruese e detyrës së presidentës. Sa do që të dy detyrat kanë sfidat e veta, të jesh kreu i shtetit njëkohësisht të udhëheqësh politikën e jashtme të vendit dhe ushtrinë e vendit dhe shumë detyra të tjera janë përgjegjësi e jashtëzakonshme për të cilat ju dëshirojmë shumë sukses”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme