Osmani: Shpresojmë që Kuvendi ta zgjedhë sa më shpejtë presidentin, që të kemi stabilitet institucional

Prishtinë | 04 Pri 2026 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Vjosa Osmani ka përmbyllur mandatin e saj pesëvjeçar si presidente e vendit.

Ajo ia ka dorëzuar këtë detyrë kryekuvendares, Albulena Haxhiu raporton Ekonomia Online.

Osmani, këtu ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke thënë se shpreson që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta zgjedhë presidentin apo presidenten e re me shpresën që të kemi stabilitet institucional.

“Njëkohësisht shpresojmë që së shpejti Kuvendi i Republikës së Kosovës ta zgjedhë presidentin apo presidenten e re me shpresën që të kemi stabilitet institucional në kohën kur shteti ynë, rajoni por edhe e gjithë bota po kalon kriza të mëdha. Kur unë kam ardhë në këtë zyrë kanë qenë rrethana të jashtëzakonshme siç e dini, kurse sot po iu lëm pas një punë të jashtëzakonshme. Do të kemi mundësinë që përgjatë takimit të diksutojmë për shumë procese që kanë filluar e përfunduar me sukses por edhe ëpr shumë procese që kanë filluar e që shpresoj që ju t’i vazhdoni sa jeni këtu”, tha Osmani.

Të ngjashme