Osmani lë Presidencën pas pesë viteve, largohet me veturën që dikur e shfrytëzonte Rugova

Prishtinë | 04 Pri 2026 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Pas dorëzimit të detyrës së presidentes tek Albulena Haxhiu, Vjosa Osmani është larguar nga ndërtesa e Presidencës së Republikës së Kosovës të cilën e drejtoi për pesë vite.

Bashkë me ekipin e saj të ngushtë, Osmani është përshendetur me pjesën tjetër të stafit të Presidencës me të cilët ka punuar.

Osmani është larguar nga aty me veturën që dikur e kishte përdorur Ibrahim Rugova sa kishte qenë president.

Të ngjashme