Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A4 në Termocentralin Kosova A do të ndalet sonte rreth orës 00:00 për shkak të problemeve të konstatuara në kondenzator.Sipas vlerësimeve profesionale sipas KEK vazhdimi i operimit në këto kushte mund të shkaktojë dëmtime më të mëdha, ndaj ndalja e kontrolluar shihet si një masë parandaluese për të ruajtur integritetin e njësisë dhe për të shmangur defekte serioze. Të gjitha institucionet relevante janë njoftuar paraprakisht.