ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt 2026

Prishtinë | 07 Pri 2026 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin shkurt 2026, duke bërë të ditur se numri i vizitorëve në hotele ka shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, “në shkurt 2026, numri i vizitorëve në hotele ishte 56 644, prej tyre vizitorë vendorë ishin 24 416 dhe vizitorë të jashtëm ishin 32 228”. Krahasuar me shkurtin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 51 795 vizitorë, kjo paraqet një rritje prej 9.4 për qind.

Tutje, në njoftim thuhet se “numri i net-qëndrimeve ishte 112 367, prej tyre 60 513 (53.8 %) nga vizitorët e jashtëm dhe 51 854 (46.1 %) nga vendorët”.

Sa i përket vizitorëve të huaj, ASK thekson se “krahasuar me periudhën paraprake (shkurt 2025) pati një rritje të vizitorëve për 16.1 %”.

Në total, sipas të dhënave zyrtare, 32 228 vizitorë të huaj kanë qëndruar në hotelet e vendit, ku numri më i madh i tyre vjen nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.

Të ngjashme