Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka njoftuar se të martën dhe të mërkurën e javësh së ardhshme do të intervistohen në Komisionin për Legjislacion 23 kandidatë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Këtë Tahiri e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Sipas tij, ky proces intervistimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rendin dhe ligjin në Kosovë.
Postimi i tij i plotë:
Sot, Komisioni për Legjislacion, pas shqyrtimit të aplikimeve, ka caktuar intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Të martën dhe të mërkurën do të intervistohen gjithsej 23 kandidatë.
Ky proces intervistimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rendin dhe ligjin në Kosovë, pasi bëhet fjalë për një institucion shumë serioz dhe me rol kyç në garantimin e sundimit të ligjit në vend.