Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka akuzuar për mashtrim dhe keqpërdorim lidhur me ekspozitën për luftën në Kosovë, duke kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë, raporton Ekonomia Online.
Hasani, i cili ka qenë edhe dëshmitar i masakrës së Burgut të Dubravës, ka deklaruar se përmbajtja e ekspozitës përbën shtrembërim të së vërtetës dhe fyerje për të mbijetuarit.
“Mashtruesi duhet të gjykohet për keqpërdorim dhe për vepër penale sepse ka terrorizuar dhe neve 960 të burgosur kemi qenë. Diku 700 të burgosur jemi të gjallë sot, ka mundur të shkojë në Dubravë është e hapur dera ta shoh lapidarin, emrat e secilit, pllakën aty, sa janë të vrarë, sa janë të plagosur sa të mbijetuar. Ai nuk e ka bërë, ka mundur të vie te ju, ka mund të shkojë te Shoqata e të Burgosurve, ka mundur të shkoj te Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Të gjitha ka mund t’i bëjë, por personi në fjalë është i ekspozuar nga viti 2002 është kundër UÇK-së. Mua nuk më intereson a është kundër Hashim Thaçit, a individit, për individ le të jetë kundër por si vlerë”, tha ai.
“Krejt kryesinë e kuvendit e ka mashtruar, vetëm Donikën nuk ka mundur ta mashtrojë, këtu është problemi. Sepse është në strategji të njëjtë, në zhvillim të politikave të njëjta, në angazhim të njëjtë kundër luftës së UÇK-së”, u shpreh ai.
